2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e thotë edhe njëherë në Bled: Kosova është e para në rajon për demokraci

Në panelin e diskutimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, Kryeministri Albin Kurti ka thënë fjalën e tij rreth integrimit të shteteve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Kurti edhe në këtë panel ka thënë se raportet ndërkombëtare e qesin Kosovën të parën nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për demokraci dhe drejtësi.

“Kosova është në krye të gjashtë vendeve për shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit, lirinë politike dhe të drejtat e qytetarëve e të tjerë, prandaj jemi optimistë për vitet në vijim”, tha Kurti.

Kurti përmend njohjet e ndërsjella si çështje të rëndësishme për integrimin e shteteve të rajonit në BE.

“Konisderoj të rëndësishme për rajonin tonë çështja e njohjeve të ndërsjella”

Kurti ka thënë se mes shteteve të Ballkanit Perëndimor ka njohje de facto, pa njohje de jure, ashtu siç ka edhe njohje de jure, por ajo nuk është de facto.

Kurti u pyet për sanksionet që i janë vënë nga Bashkimi Evropian, pas tensionimit të situatës në veri, tha se ka gati dy muaj që në komunat veriore nuk ka pasur as protesta as incidente, ndërsa foli edhe për zgjedhjet në katër komunat veriore, për të cilat është dakorduar t’i mbajë.

“Po presim të kemi zgjidhje të parakohshme në komunat e veriut dhe shpresoj që ne do të kemi fushatë të ndershme dhe të hapur për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe neve na duhet ndihma e ndërkombëtarëve”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img