Site icon PrishtinaPress

Kurti e thërret kabinetin e tij që të mblidhet nesër në ora 10:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur kabinetin e tij qeveritar për një takim të mërkurën (nesër), me fillim nga ora 10:00.

Ftesën për takim, ministrat e kanë marrë në orët e vona të së martës, pas një mbledhje tjetër që u mbajt sonte në mënyrë elektronike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ende nuk dihet rendi i ditës, megjithatë pritet që në këtë mbledhje të bëhet i ditur koeficienti i pagave, që deri më sot ka mbetur “mister”.

Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani, pritet të hyjë në fuqi po nesër, më 1 shkurt.

Kujtojmë se në mbledhjen e sontme të Qeverisë, e 112-ta me rradhë, Kurti me ministrat e tij miratoi dy vendime.

I pari ka të bëjë me vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë program është përfshirë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L- 193 mbi Ndarjet Buxhetore për këtë vit.

Ndërsa i dyti me vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi përgjatë periudhës 2023-2025. /Reporteri.net/.

Exit mobile version