-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e takon Osmanin, zotohen për projekte të përbashkëta

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kurti, në këtë takim e ka falënderuar OSBE-në për kontributin që ka dhënë siç tha ai për demokratizimi në Kosovë, për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.

“Jemi shumë të lumtur të konstatojmë që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshëm po pasohen edhe me bashkëpunim i cili rritet. Duke pasur parasysh që këtu jeni në cilësinë e OSBE-së ne jemi gjithashtu të gëzuar që do të mund të bashkëbisedojmë për çështjen e demokratizimit, të drejtat e njeriut dhe të sigurisë që janë vlerat themelorë që ne i ndajmë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Bujar Osmani ka thënë për 20 vjet Kosova dhe OSBE-ja kanë krijuar shembuj të mirë të bashkëpunimit.

Sipas tij, kanë ndikuar në demokratizimin e shoqërisë, qasjen ndaj komuniteteve, në promovimin e të drejtave individuale dhe ato kolektive.

“Faleminderit shumë për mundësin që të kemi këtë takim sot. Fillimisht ju falënderoj për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur 20 vitet e fundit ndërmjet institucioneve të OSBE dhe institucioneve të Kosovës, që kanë krijuar aq shembuj të mirë të këtij bashkëpunimi e që drejtpërdrejt kanë konkdluduar në demokratizimin e shoqërisë, qasjen ndaj komuniteteve, në promovimin e të drejtave individuale dhe ato kolektive”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img