Site icon PrishtinaPress

Kurti e quan Thaçin “idhnak” për të cilin thotë se po përzihet në dikastere të secilit ministër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha gjatë konferencës për medie se presidenti vendit, Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet dhe të dal në fushatë zgjedhore.

Kurti shtoi se Thaçi dëshiron që për kryeministrin të bëhet mbret, teksa tha se institucionet nuk janë të bllokuara.

“Fatkeqësisht kemi një president idhnak, i cili ministrit të Shëndetësisë dëshiron t’i bëhet mjek, ministrit të punëve të jashtëm, dëshiron t’i bëhet ministër, kurse mua si kryeministër dëshiron të më bëhet mbret. Institucionet nuk janë të bllokuara, kjo qeveri është kujdestare, që punon natë e ditë për qytetarët e Republikës. Është për të ardhur keq që nuk është në kompetenca të plota, përndryshe punon më mirë e më shumë se çdo tjetër”, tha ai.

“Unë po e theksoj sërish që Presidenti i Kosovës nuk është i kënaqur me ulësen e tij, bën mirë që të lëshoj atë dhe të vij në fushatë zgjedhore dhe më pastaj aty të shikoj për vizionin që do jap e votat që do marrë, sepse qartazi ai dëshiron të jetë më shumë se president, e për këtë i nevojitet dikush që është më pak se kryeministër, por tek unë nuk mund ta gjej këtë, sepse është rezultati i 6 tetorit 2019, dhe janë kushtetuta e ligjet e Republikës sonë”, theksoi Kurti.

Ai tutje tha se presidenti është duke u bërë gati për zgjedhje.

“Në këtë kuptim kemi një president të frustruar që si i tillë po bëhet gati për fushatë zgjedhore. Unë mendoj që më së miri e më së drejti do të jetë që të tërhiqet e të vij në fushatë,  sepse ashtu po flet. Institucionet nuk janë të bllokuara. Kemi një karrige të bllokuar i cili nuk është në nivelin e detyrës, rrjedhimisht është jashtë detyrës, por këto nuk janë probleme që mund t’i zgjidh unë dhe ky nuk është as interesi im në kohën e pandemisë COVID-19”, tha Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version