8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e quan hap të madh nisjen e bashkëpunimit mes UP-së dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur fillimin e bashkëpunimit mes Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike të Shqipërisë.

Kurti në një njoftim në facebook këtë fillim bashkëpunimi e ka quajtur si hap të madh ku tha se Albanologjia është fushë për të cilat të dy universitetet duhet të kenë maksimumin e bashkëpunimit shkencor e profesional.

Ai gjithashtu tha se krahas marrëveshjeve që Qeveria e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë kanë arritur në arsim dhe fusha tjera, edhe kjo marrëveshje është e mirëpritur.

Njoftimi i plotë:

Sot u bë një hap i madh përpara në bashkëpunimin e studiuesve tanë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademia e Studimeve Albanologjike e Shqipërisë ia nisin bashkëpunimit në katër drejtime me rëndësi.

Albanologjia dhe jo vetëm janë fusha për të cilat universitetet në Kosovë dhe Shqipëri duhet të kenë maksimumin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit shkencor e profesional.

Krahas marrëveshjeve që qeveritë tona i kanë në fushën e arsimit dhe në fushat e tjera, marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta të universiteteve dhe profesionistëve në çdo fushë janë shumë të mirëpritura dhe të nevojshme.

Rektori Prof. Dr. Qerim Qerimi dhe Rektori Prof. Dr. Luan Përzhita u dakorduan që midis dy institucioneve të arsimit të lartë të punojnë për:

1. Krijimin e grupeve të punës për hartimin e projekteve strategjike të përbashkëta në fushën e albanologjisë – përkatësisht në fushën e arkeologjisë, antropologjisë social- kulturore, historisë dhe atë të gjuhësisë.

2. Ndërtimin e programeve të përbashkëta në studimet Master dhe Doktoraturë në fushën e albanologjisë – arkeologji, antropologji social-kulturore, histori, dhe të gjuhësisë.

3. Krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbimin e stafit akademik në mes dy institucioneve.

4. Hulumtime të përbashkëta për trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe Shqipëri.

Suksese profesorëve e studiuesve!

Së shpejti me nisma e projekte që jetësojnë synimet e përbashkëta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img