15 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e quajti vit të integrimit, Sveçla e plotëson: Afër 40 serbë u bënë pjesë e policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë. Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Deklarimin e Kurtit e shpërndau ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se 40 pjesëtarë të komunitetit serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës.

“Dhe afër 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë). Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img