Site icon PrishtinaPress

Kurti e pret në takim Walkerin: Ambasador i së vërtetës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim miqësor, Ambasadorin William Walker, me të cilin ndau kujtimet për të kaluarën e dhimbshme të Kosovës.

Kurti e falenderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit dhe për interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se Walker do të jetë gjithmonë anbasador i së vërtetës.

“Populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues”.

Në mbledhjen e sotme të 118-të të Qeverisë u ndanë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999 dhe peshës historike të saj.

Exit mobile version