Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur me ceremoni shtetërore kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Ceremonia u mbajt në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Kurti dhe Varadkar u futën në objektin e Qeverisë për të nisur takimin.
Pas takimit, të dy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.