Site icon PrishtinaPress

Kurti e pranon kërkesën e ShBA-së për ta shtyrë masën e gjobave

Kryeministri i Kosovës sapo ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

Kryeministri Kurti sapo njoftoi se e pranon këtë kërkesë.

“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter./Prishtinapress/

Exit mobile version