Site icon PrishtinaPress

Kurti e përmend se Kosova u mor vesh me BE-në të mos bëjë hapa që mund ta eskalojnë situatën në veri

Kryeministri Albin Kurti ka folur për marrëveshjen për shtensionimin e situatës para ministrave në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Kurti aty e përmendi edhe se Kosova është hapjtuar që të mos bëjë hapa “që munda ta eskalojnë situatën në veri”.

“E para, Qeveria e Kosovës e shpallë publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të de-eskalimit të situatës dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund ta eskalojnë siutatën në veri të vendit tonë. Kjo gjë nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre”, tha ai.

Shefi i Qeverisë tha se policët “do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna” pasi konsiderojnë se “paranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është krahasimisht shumë më e qetë”.

Kurti përmendi edhe pikat tjera të marrëveshjes, ndër të cilat atë për vlerësime të përbashkëta me EULEX-in dhe KFOR-in për mundësinë e zgovëlimit të mëtejshëm të pranisë policore në veri. Kjo, tha Kurti, “ishte kërkesë e jona që nga fillimi”.

Ai përmendi edhe deklaratën që duhet ta bëjë Qeveria për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri “pas stinës së verës”.

Brenda dy javësh pritet të shtensionohet situata në veri, në bazë të një marrëveshjeje të arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak..

Exit mobile version