0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti e Osmani do të jenë emra turpi në historinë e Kosovës nëse nuk ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK’së”

Pas deklaratës së ish-gjeneralit të UÇK-së, Hisen Berishës për presidentin kroat i cili thuhet se ka ofruar garancë për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, kanë reaguar edhe partitë opozitare

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë për lajmi.net se krerët e institucioneve të Kosovës e kanë për obligim shtetëror të ofrojnë garancë për ish-krerët e UÇK-së.

“E kanë për obligim shtetëror, kombëtar e moral ta bëjnë një gjë të tillë. Ditën kur u votua Albin Kurti për Kryeministër, pyetja ime për të ka qenë se a do të ofrojë garancë shteti ynë për pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë. Prandaj kërkoj edhe sot që të garantojnë para Gjykatës si shtet dhe të lobojnë edhe te shtetet mike për të ofruar garancë”, ka thënë Musliu.

Në fund, deputetja ka thënë se nëse krerët e shtetit të Kosovës nuk e bëjnë një veprim të tillë, atëherë ‘do të jenë emra turpi në historinë e Kosovës’.

Kujtojmë se ish-gjenerali Hisen Berisha gjatë ditës së sotme ka thënë se shtetet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë, nuk janë kredibile të ofrojnë garancë për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, por këtë duhet ta bëjë Kosova përmes shteteve që mund të garantojnë, duke përmendur këtu Kroacinë, Slloveninë dhe Austrinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img