11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Osmani asnjë fjalë për rastin e Dick Martyt, Ish-Shefi i AKI-së: Urgjentisht të bëhen këto veprime

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë se institucionet e Ksoovës duhet të reagojnë sa më shpejt ndaj tentimit mbi atentatin ndaj Dick Martyt nga shërbimet sekrete serbe. 

Smakaj ka thënë se është brengosëse mungesa e reagimit zyrtar nga liderët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vjosa Osmani ende nuk kanë reaguar ndaj publikimit të këtij kërcënimi. 

“Urgjentisht duhet të bëhen këto veprime”, ka thënë ai. 

Në një intervistë me televizionin publik të Zvicrës, Dick Marty, pretendimet e të cilit çuan në ngritjen e Gjykatës së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, tha se është vënë nën mbrojtje të armatosur në shtëpinë e tij, nga fundi i vitit 2020 për shkak të kërcënimit ndaj jetës së tij nga shërbimet sekrete serbe. 

Ai tha se ishte i befasuar se jeta e tij kërcenohet nga serbët e jo shqiptarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img