Site icon PrishtinaPress

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aq shumë të përfolura kohët e fundit foli edhe për ish ngarkuarin e Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell, duke thënë se asnjë zyrtar amerikan nuk e njeh më mirë Serbinë se Kosova.

Sipas tij, raportet me SHBA apo me Bashkimin Evropian nuk mund të jenë vetëm, ose servilizëm, ose armiqësi.

“Unë nuk i përkas atyre që me SHBA apo me BE dhe faktorë të tjerë perëndimorë thonë se mund të kemi vetëm dy raportesh ose servilizëm ose armiqësi. Është e mundur partneriteti dhe aleanca, që janë e vetmja rrugë e duhur përpara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me të gjithë zyrtarët amerikanë që merren me Ballkanin. Nuk jam në detyrë të fitoj dashurinë e të tjerëve por të mbroj interesat e popullit të Kosovës”, tha Kurti, në një intervisrë për Syri TV.

Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet e tij ambasadorin amerikan Richard Grenell.

“Grenell ka patur rolin e një vaksine. Pse? Fillimisht tha se, Kosova duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallrave ndaj Serbisë dhe kjo e fundit të ndalë fushatën ndaj mosnjohjeve ndaj Kosovës. Ndërsa më pas thoshte vetëm hiqeni taksën. Më pas e hoqëm taksën 100%, se ashtu e kishim programin dhe e zëvendësuam me reciprocitetin me Serbinë dhe na tha hiqeni edhe këtë. Unë këtë nuk mund ta bëj. Mund t’i jap SHBA-së çdo koncesion kur e duan nga Kosova, por jo për Serbinë. E kuptoj Serbinë më mirë se ambasadori Grenell. E njoh Serbinë më mirë se ambasadori Grenell”, ka thënë Kurti. /Syri.net/

Exit mobile version