7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian

­

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në veri të Kosovës.

Kurti nëpërmjet një shkrimi në platformën ‘X’ ka thënë se Parlamenti Evropian të enjten bëri thirrje edhe për rritjen e sigurisë në Kosovë dhe ka kërkuar nga Serbia të ndalojë mbështetjen e grupeve terroriste.

“Ndër masat e tjera, ai bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative ushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti.

“Ai gjithashtu u bën thirrje pesë shteteve të BE-së që nuk njohin Kosovën, që të njohin Kosovën, inkurajon Komisionin që të pezullojë fondet për Serbinë nëse nuk bashkëpunon dhe nxit “autoritetet serbe, të përmbahen nga gjuha e urrejtjes kundër kosovarëve dhe…informacionet e rreme në lidhje me ‘ spastrim etnik”, ka shkruar ai.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img