Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të kenë një bisedë telefonike pasditen e së hënës.
Situata e krijuar pas paraqitjes së virusit COVID-19, ka qenë shkaku i anulimit të takimit që ishte planifikuar të mbahej sot mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Pas anulimit të takimit, ishte planifikuar që biseda me Kurtit e Merkel të realizohej në formën e video-konferencës e cila po ashtu ka ndërruar format.
Meqenëse, kancelarja Merkel gjendjet në vetizolim, pasi kishte pasur kontakt me mjekun i cili kishte trajtuar personat e infektuar me coronavirus (COVID-19), konferenca me video e planifikuar, tani është reduktuar në telefonatë.
Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti do të ketë një bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel e cila do të realizohet sot gjatë ditës. Pasi u anulua takimi, dhe ishte planifikuar një video-konferencë, ajo video-konferencë pasi kancelajra Merkel është në vet-izolim, do të realizohet përmes telefonit”, tha Kryeziu.