Kryeminsitri Albin Kurti e ka lexuar përmbajtjen e rezolutës kundër referendumit serb në Kosovë, para deputetëve të Parlamentit.
“Po e filloj këtë fjalë duke përmendur disa nocioni që të gjithë këtu i dimë, dhe për të cilat edhe krenohemi shpesh: sovraniteti, barazia, demokracia, pavarësia. Të gjitha këto nocione integruara në Kushtetutë marrin kuptim të plotë dhe kanë vlerë. Kushtetuta jonë shprehimisht përcakton që qytetarët janë të barabartë para ligjit. Përcaktohet saktë edhe përkufizimi i shtetit tonë si i pavarur, sovran dhe demokratik. Shtet që është multietnik dhe që qeveriset në mënyrë demokratike. Shtet që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Liritë dhe të drejtat themelore vlejnë për të gjithë qytetarët, vlejnë edhe për votimin”, ka shtuar kryeministri.
“Ushtrimi i kësaj të drejte të votimit duhet të bëhet nën ombrellën e normave juridike tona. Duke respektuar normat për votimin jashtë vendit dhe ligjin zgjedhor. Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi për referendum mund të bëhet në zyrën ndërlidhëse në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Serbët e Kosovës në këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e konsideron Kosovën brenda vendit”.
“Megjithatë një gabim i tillë, nuk e arsyeton vazhdimin e një gabimi të tillë. Kosova është shtet sovran. Organizimi i votimit jashtë zyrës ndërlidhëse është jashtë ligjeve. Votimi në këtë referendum mund të bëhet në këtë zyrë apo përmes postës. Për ta bërë të qartë që një qëndrim i tillë është i të gjithëve edhe Kuvendit dhe qytetarë, do ta lexojë tekstin e një Rezolute pas pak”, ka thënë tutje Kurti.
I njëjti i ka ftuar deputetët që ta plotësojnë atë, dhe ne fund ta votojnë.