Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Bratislavës, GLOBSEC 2022 është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, në këtë takim me Miroslav Lajčák është diskutuar për dialogun.
Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, z. Lajčák folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit.
Me z. Lajčák, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke.