-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e krahason Kosovën me Zvicrën e Luksenburgun në transformimin digjital

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun sa i përket transformimit digjital.

Shefi i ekzekutivit, tha se Strategjia E-Qeverisjes, ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit.

Gjatë prezantimit të Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, Kurti tha se Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin e tyre për një administratë të digjitalizuar dhe transprente.

Kurti tha se ky është dokument strategjik që fokusohet në fushat kryesore të digjitalizimit të sektorit publik dhe që ndihmojnë në arritjen e vizionit të përcaktuar në Agjendën Digjitale të Kosovës 2030 për transformimin e Kosovës në një vend të suksesshëm në fushën e digjitalizimit.

Ai tha se objektivat të përcaktuar në strategji ndihmojnë në arritjen e vizionit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.

“Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin tonë për një administratë të digjitalizuar dhe me efekt e transparente. Ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit. Një nga këto parimet janë vendosja e qytetarit në qendër të eliminojnë burokracinë dhe të kursejnë kohën. Një parim tjetër është gjithpërfshirja. Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”, u shpreh Kurti.

“Strategjia adreson çështjet aktuale dhe formulon objektiva dhe veprime specifike për tejkalimin e tyre dhe arritjen e qëllimeve strategjike. Kosova ka shënuar progres të mirë në digjitalizimin e administratës publike duke përcaktuar digjitalizimin si një nga prioritetet e saj, por strategjia thekson mundësitë për qasje më koherente dhe sistematike ndaj digjitalizimit në sektorin publik për t’i nxitur më tej përpjekjet për digjitalizim”, tha Kurti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img