1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e kishte takuar kryeministrin e ri britanik sa ishte në opozitë, nga Qeveria ia publikojnë fotografinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Keir Starmer për fitoren në zgjedhjet, duke i dëshiruar të gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit.

Zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu e ka shpërndarë postimin e Kurtit në rrjetin social X duke shtuar se Kurti dhe Starmer janë takuar në nëntor të vitit 2022. Ai po ashtu publikoi fotografinë e tyre.

Kryeziu tha se Kurti i ka shprehur mirënjohjen për Partinë Laburiste për rolin e tyre në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Kryeministri Kurti u takua me kryeministrin tanimë të Britanisë së Madhe Starmer në nëntor të vitit 2022. Ndër të tjera, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për @UKLabour rolin historik të tij në luftën tonë për liri dhe pavarësi”, shkroi Kryeziu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img