Site icon PrishtinaPress

Kurti: E kisha ministër Rakiqin, tash Rashiqin – është pakrahasimisht më i mirë

Kryeministri Albin Kurti sot në Ferizaj hodhi gurthemelin e një shtëpie për një familje gorane 11 anëtarëshe. 

Ai atje ishte bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Për familjen me prejardhje nga Dragashi, Kurti foli në Dragash ku lavdëroi bashkëjetesën atje.

Por, përveç kësaj, fjalë lavdi Kurti pat edhe për ministrin Rashiq derisa e përmendi edhe Goran Rakiqin, që kishte këtë post para Rashiqit. 

“Tash, dikur ka qenë ministër i imi z.Rakiq, tash e kam ministër Nenad Rashiqin. Nenad Rashiqi, është pakrahasimisht më i mirë, më punëtorë dhe gjithashtu po e gjen mbështetjen gjithnjë e më të madhe të qytetarëve jo vetëm serbë, në vendin tonë”, tha Kurti. 

Kurti atje tha se Lista Serbe kur i ka braktisur institucionet me datën 5 nëntor të vitit të kaluar e ka bërë gabimin kardinal. 

“Pastaj e kanë pasur me gabimin e dytë që i kanë bojkotuar zgjedhjet, pastaj kanë thirrur të tjerët për bojkot të zgjedhjeve dhe për këto gabime të njëpasnjëshme që janë pasojë e qëllimeve të gabuara duhet të paguajnë ata, jo Republika jonë”.

Exit mobile version