5.7 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti e ka objektiv kapjen e mikrofonit të RTK’së”, deklarata e Ridvan Berishës pas shkarkimit të Bordit

Ish-kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha ka thënë bordi i RTK-së, është dashur të tërhiqet vetë, dhe të mos pres shkarkimin.

“Këta është dashtë të largohen vetë, duke e ditë se janë pjesë e një cikloni të pashmangshëm dhe ‘tomahawk’ të Vetëvendosjes bazuar në atë stilin e popullor të referendumit, se gjithçka që ndodhi këto 20 vjet janë krim dhe korrupsion, pavarësisht se këto 100 ditë treguan se kushërirë e nipat, e farefisi i tyre qenka përfaqësues i kalemit dhe i dijës, na të tjerët qenkan të malit”, tha Berisha

Tutje Berisha ka akuzuar rëndë Vetëvendosjen, dhe kryeministrin Kurti, duke thënë se Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë për qëllim kapjen e mikrofonit të RTK-së, kapjen e propagandës

“Nuk po du me paragjyku, po Vetëvendosje dhe Kurti e ka një objektiv të madh, kapjen e mikrofonit të RTK-së, kapjen e propagandës, për sa kohë që ai është në jetë publike. Egoja e tij krye fokusohet tek komunikimi me publikun, dhe se Kurti vuan nga retorika e komunikimit me publikun në një habitat kulturorë, ku shumica e njerëzve kënaqen duke thurur lavde, poezi, nuk e marrin vesh”, tha Berisha në Kanal10.

Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili përbëhej nga tetë anëtarë gjithsej. Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img