Site icon PrishtinaPress

“Kurti e ka harruar Amarin dhe as që e di se ku është”, deklarohet Ramiz Kelmendi pas takimit me Kryeministrin

Pas takimit që pati dje me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, biznesmeni kosovar Ramiz Kelmendi, i cili një kohë ishte objekt denoncimi i madh nga Kurti opozitar është deklaruar edhe për rastin e qytetarit Amar Pushka të cilit Kurti i kishte dalur në mbrojtje për atë që supozohej t’i ishte bërë padrejtësi nga Kelmendi.

“Krejt ato çka i ka bërë Kurti gjatë fushatës zgjedhore për të përfitua votues, unë i quaj fushatë politike elektorale. Kurti nuk e përmend më Amarin se tash është në qeveri dhe zbatimi i ligjeve i mbron të gjithë ata që e mbështesin dhe nuk e mbështetin”, është shprehur Kelmendi për Nacionalen.

Amari ishte shfrytëzuar për interesa personale të Kurtit, vlerëson Ramiz Kelmendi.

“Edhe Kurti e ka ditur që Amari është një mbështetës, i cili po i vyen për momentin dhe pastaj e ka kthyer në pozitën e vet dhe nuk e di më se ku është”, është shprehur ai.

 

Exit mobile version