-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e Gjukanoviq flasin për dialogun Kosovë-Serbi, cilësohet si faktorë kyç për stabilitetin e rajonit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me të cilin biseduan për situatën me menaxhimin e pandemisë, por edhe për procesin e dialogut.

Gjatë bisedës kryeministri në detyrë Kurti tha se është për një dialog të përgatitur mirë e me parime dhe jo për një zgjidhje të shpejtë, nën udhëheqjen e BE-së dhe SHBA-ve, të cilat nuk mund të zëvendësohen apo ta përjashtojnë njëra tjetrën.

Gjukanioviq theksoi se procesi i dialogut me Serbinë është një nga faktorët kyç për stabilitetin e rajonit dhe integrimin e tij në BE.

Ai u pajtua se nuk ka zëvendësim për BE-në dhe SHBA-në rajon dhe e siguroi kryeministrin në detyrë Kurti se Mali i Zi do të jetë gjithmonë fqinj i sinqertë dhe do të bashkëpunojë ngushtë me shtetin e Kosovës.

Kurti e njoftoi Gjukanoviq për luftën kundër pandemisë, duke theksuar rënien e infektimeve të reja dhe numrin e vogël të viktimave. Ai tregoi për dy pako të Qeverisë së Kosovës për ta menaxhuar situatën e krijuar ekonomike, pakon emergjente fiskale, për ta menaxhuar situatën e krijuar dhe pakon e dytë për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike prej efekteve të pandemisë.

Nga ana e tij, Gjukanoviq e njoftoi Kurtin se Mali i Zi nuk ka asnjë të infektuar më me COVID-19 dhe zyrtarisht e ka përfunduar pandeminë.

“E gjithë puna e Qeverisë është e koncentruar në rihapjen e hotelerisë dhe funksionalizimin e turizmit, për t’i sanuar sa më shpejtë vështirësitë e krijuara ekonomike”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img