1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e falënderon homologen lituaneze për mbështetjen në integrimin Euro-Atlantik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së dytë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka takuar kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit në këtë takim bilateral, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryeministres Simonyte, është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve, dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që Lituania i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

Po ashtu, i pari i Qeverisë i ka pranuar edhe urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img