Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.
Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, kryeministri do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Ceremonia hapëse fillon prej orës 8:00.
Gjatë ditës, Kryeministri Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.