4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e çoi të flasë sërish për targat, si u lazdrua Bislimi para gazetarëve

I deleguar për të negociuar për në një çështje që njëherë Qeveria Kurti e shpalli të mbyllur, çështjen e targave, Besnik Bislimi reagoi sot sikur t’i kenë faj gazetarët për situatën e krijuar në vend.

Nga e hëna, nis faza e dytë e zbatimit të vendimit për zëvendësimin e targave ilegale me targat RKS, sipas planit të Qeverisë së Albin Kurtit. Sapo nisi zbatimi i shkallëzuar i vendimit për targat, serbët e veriut të Kosovës braktisën të gjitha institucionet publike, në shenjë revolte. 

Një gazetar e ka pyetur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se çka pritet të ndodhë nga e hëna, pra pasi të nis faza e dytë e zbatimit të vendimit.

Bislimi që sapo ka ardhur nga Brukseli, i nervozuar i përgjigjet gazetarit se “pas e hënës, vjen e marta”. “A e din ti çka do të ndodhë”, pyet pastaj Bislimi, duke thënë se ai “nuk është ‘Nastradamus’, pro zv.kryeministër”. Madje, ai u kërkoi gazetarëce që të jenë më seriozë derisa bënte pak edhe gjeste teksa fliste me mediat.

Bislimi ka thënë se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për targat dje në takimin që pati me emisarin Miroslav Lajçak.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të BE-së”, iu tha ai sot gazetarëve.

Bislimi tha se kanë diskutuar mbi elemente për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim. 

Më 21 nëntor, sipas planit të Qeverisë, nis gjobitja e të gjithë qytetarëve që akoma i mbajnë targat ilegale të automjeteve, që i lëshon Serbia për rajone të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img