Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Avni Zogianin, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Kurti e ka uruar Zogianin për detyrën dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, siç njofton ZKM.