4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e akuzon Kushtetuesen për “bllokim të reformave”: Uroj që Ligji për Fondin Sovran të mos hedhet poshtë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë se uron që Gjykata Kushtetuese ta ndalë “avazin e bllokimit të reformave pozitive e progresiste”, ndërsa foli për Fondin Sovran.

Albin Kurti përmendi se “muajin tjetër bëhen një vit prej kur ligji është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa tha se “po pengohet shteti”.

“Çdo ditë që po kalon është kohë e humbur dhe jashtëzakonisht e vlefshme meqenëse po pengohet shteti jonë në një kohë të ndryshimeve dhe mundësive të mëdha në ekonominë botërore, teksa ne shënojmë rritjen më të madhe ekonomike të shoqëruar me progresin më të lartë demokratik”, tha ai.

Kurti tha se “Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike, shtimin e investimeve dhe pasurimin e strukturës së investimeve”, ndërsa e akuzoi Kushtetuesen për bllokim të reformave.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran të Kosovës, sipas informacioneve të tyre të brendshme, të mos dalin të sakta”. 

“Pra, urojmë që të ndërpritet ky avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste siç ndodhi me ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ligjin për çmimet tavan për produktet bazë, ndër të tjera”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img