1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kurti e akuzon Gjykatën Themelore të Prishtinës për standarde të dyfishta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke thënë se ky institucion i drejtësisë po përdor standarde të dyfishta.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjykata në fjalë është vonuar 30 ditë për adresimin e padisë së asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës, për anulimin e kontratës për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist, ndaj Ndërmparrjes Publike Banesore, Made Group Construction, Arkos, dhe Madekos Sh.P.K.

Kurse sipas Kurtit, gjykata ka vendosur për tri ditë në lidhje me padinë e Partisë Demokratike të Kosovës, për tarifat e energjisë elektrike.

Po ashtu, sipas Kurtit, gjykata e ka trajtuar për 48 orë kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

“Një muaj heshtje ndaj kërkesës së asambleistëve për masë të sigurisë, për mbrojtje të 17 mijë m2 pronë publike në Prishtinë. Masa e sigurisë, natyra e së cilës kërkon reagim të menjëhershëm të gjyqësorit, mbetet e pa adresuar për 30 ditë me radhë”, ka deklaruar Kurti.

“Në vendosje e sipër, në bazë të ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me tarifat e energjisë elektrike, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për 3 ditë. Pra, 30 ditë deri tani, për shqyrtim të kërkesës për mbrojtje të pronës publike. E 3 ditë për një çështje të afektuar nga kriza globale e energjisë elektrike. Ndërsa kërkesëpadinë e ish drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Gjykata e trajton pas 48 orësh”, ka vijuar ai.

Në fund Kurti, i shtruar tri pyetje drejt Gjykatës Themelore të Prishtinës:

“Kush vendosë për shpejtësinë e reagimit të gjyqtarëve?

Si ndahen lëndët dhe pse nuk përdoret sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëve?

Kush udhëheqë me pavarësinë e gjyqësorit?”, ka pyetur Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img