Site icon PrishtinaPress

Kurti: Duhet të kemi zgjedhje, është në pyetje shëndeti i demokracisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar sërish zgjedhje, duke thënë se ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ka mospajtime, por ka edhe zgjidhje.

Sipas tij e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet, duke thënë se pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë.

Postimi i plotë:

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version