Site icon PrishtinaPress

Kurti: Dubrava është dëshmia më makabre e një pushtuesi që e ndjen se po merr fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar masakrën në burgun e Dubravës, që ka ndodhur para 23 vjetëve.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Dubrava është një nga ngjarjet më të zymta të gjysmës së dytë të shekullit.

“Ne iu referohemi dëshmive të të burgosurve, librit të Enver Dugollit, rrëfimeve të Liburn Aliut, Nait Hasanit dhe sa e sa të tjerëve. Ai burg duhet të ruhej si vendngjarja e një krimi të jashtëzakonshëm. Nuk duhet të zhdukeshin gjurmët e fishekëve të çdo lloji nëpër muret e burgut. Gjithçka ndodhi në atë ngjarje. Ashtu siç përshkruhet në librin e Enver Dugollit, “Qarku i pambyllur i burgjeve”, vdekja rrinte pezull mbi njerëzit, vdekja shtrihej anash të gjallëve, vdekja pritej të vinte nga qielli”.

“Dubrava është dëshmia më makabre e një pushtuesi që e ndjen se po merr fund. Ai vret me çdo mjet dhe shtie mbi cilindo, qoftë edhe mbi të burgosurit krejt të pambrojtur. Kemi lexuar fakte të tilla në historinë botërore. Historia nuk do të ndalet së prodhuari tmerre të tilla. Fatkeqësisht do të dëgjojmë shumë shpejt për bëmat ruse në agresionin ndaj Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version