0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Drafti për vetëmenaxhim po të nënshkruhej do të kontrollohej nga Kushtetuesja – Serbia refuzoi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas takimit që ka pasur dje në Bruksel me pesëshen evropiane, ku tha se ka kërkuar ndëshkimin dhe sanksionimin e Serbisë.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit, pesëshes evropiane i ka kërkuar edhe ekstradimin grupit terrorist të Radoiçiqit në Kosovë, ku do të përballeshin me drejtësi.

Ai më tej tha se dje, po ashtu ka ofruar nënshkrimin për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Ohrit, përfshirë edhe propozimin e pesëshes evropiane të ofruar në takimin e 21 tetorit.

“Unë, nënshkrimin e marrëveshjes e ofrova edhe në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ku Serbia përfaqësohej me kryeministren e saj e refuzoi, ndërkaq në takimin e 21 tetorit nga emisarët amerikanë dhe evropianë, na është thënë se drafti për vetëmenaxhim që është sjellur është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhej, aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë, pra që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetushmërinë e saj ndaj këtij propozimi si përgjigje”.

“Ndërsa dje, para krerëve të BE-së në ofruam që para tyre, si dëshmitarë dhe si garantues të nënshkruhet Marrëveshja Bazë me gjithë Aneksin e Ohrit dhe propozimin e zbatimit të nenit 7 të marrëveshje në lidhje me nenin 10. Pra, për idenë e vetëmeanxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë edhe zbatim, mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Kurti tha se Samiti i Këshillit të Evropës ishte ngjarja dhe vendi ku do të duhej të ndodhte nënshkrimi, por Serbia sipas Kurtit, refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar edhe draftin për vetëmenaxhim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img