1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kurti do të deklarohet për takimet në Bruksel pasi ta kryejë Borrelli konferencën

Në Bruksel kanë përfunduar takimet e nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë.

Deri më tani vetëm presidenti i Serbisë është deklaruar për media e që sipas tij, bisedime disaorëshe përfunduan pa sukses.

Nga Qeveria kanë konfirmuar për Gazetën Express se kryeministri Albin Kurti do të dalë në konferencë pasi të deklarohet Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, konferenca e të cilit parashihet të jetë pas orës 15:00.

Vuçiq pretendoi se kryeministri Kurti “e refuzoi propozimin europian” dhe e akuzoi atë zakonshëm se refuzon të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona – shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Po ashtu, Vuçiq kur u pyet për zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe të Kosovës, tregoi se është për opsionin e dorëheqjes. Në fakt, ai tha se me këtë skenar do t’i nxisë serbët të votojnë.

“Nëse kryetarët shqiptarë japin dorëheqjen, do të bëj çmos që serbët të marrin pjesë në zgjedhje”, tha ai para gazetarëve në Bruksel.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel e Ohër pa kushte dhe në tërësi.

Takimet në Bruksel filluan nga ora 09:00. Pas takimeve të ndara dypalëshe, Kurti dhe Vuçiq u ulën ballë për ballë në tavolinën e negociatave pas më shumë se katër muajsh. /Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img