Site icon PrishtinaPress

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se sulmet mbi Policinë e Kosovës janë duke vazhduar, ndërsa u shpreh se  diela është ditë e rëndë për Kosovën.

Sipas tij, janë së paku 30 persona të uniformuar e armatosur rëndë, profesionistë ushtarakë e policorë që ndodhen nën rrethim të Policisë së Kosovës.

Kurti i ka ftuar ata që të dorëzohen, teksa u shpreh se vrasja policit Afrim Bunjaku duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, “që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”.

“Janë së paku 30 të tillë. Ata po e sulmojnë policinë tonë, edhe pasi kanë vrarë AFrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti të dielën.

“Edhe si formacion, edhe si individë, i ftoj të dorëzohen te organet e sigurisë. Kosova është vend demokratik. I përket të gjithëve pa dallim etnie”.

 

Exit mobile version