Sipas tij, janë së paku 30 persona të uniformuar e armatosur rëndë, profesionistë ushtarakë e policorë që ndodhen nën rrethim të Policisë së Kosovës.
Kurti i ka ftuar ata që të dorëzohen, teksa u shpreh se vrasja policit Afrim Bunjaku duhet të kthehet në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave, strukturave ilegale, krimit e terrorizmit, “që e cenojnë sigurinë qytetarëve dhe rendin kushtetues”.
“Janë së paku 30 të tillë. Ata po e sulmojnë policinë tonë, edhe pasi kanë vrarë AFrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti të dielën.
“Edhe si formacion, edhe si individë, i ftoj të dorëzohen te organet e sigurisë. Kosova është vend demokratik. I përket të gjithëve pa dallim etnie”.