Kryeministri i Kosovës, Albun Kurti, ka folur për dhunimet seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në konferencën ndërkombëtare për lansimin e studimit mbi pasojat afatgjate të dhunës seksuale gjatë luftës, ai ka thënë se përdhunimin Serbia e ka përdorur si mjet luftës.
Sipas tij, një gjë të tillë e ka bërë për të lënë pasoja të gjata në shoqëri.
“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë. Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bën forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet lufte nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi”, ka thënë Kurti.