1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Kurti dhe Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë sot për liderët ballkanikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë marrë ftesën për drekë pune nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, që do të organizohet sot në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka bërë të ditur se i ftuar në këtë drekë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministrin e Malit të Zi.

Sipas Pisoneros, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do të jetë folës të enjten në Bruksel si i ftuar i tyre.

Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE-së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img