Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk janë të interesuar për marrëveshje.
Ai Twitter ka shkruar se Kurti dhe Sveçla duan konflikte.
Tutje Petkoviq ka shtuar se serbët në Kosovë nuk do të lejojnë reciprocitetin me targa.
“Sot Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla treguan se duan konflikte! Ata absolutisht nuk janë të interesuar për marrëveshje. Serbët në Kosovë nuk do të jenë kurrë të huaj dhe as tabelat KM nuk janë të paligjshme. Veprimet e Kurtit dhe Sveçlës janë të paligjshme dhe populli serb nuk do t’i lejojë ato”, shkruan ai.