Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar në Munih.
Fotografia është publikuar nga Kryeministri Rama në Facebook.
Kryeministri Kurti është duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Munih të Gjermanisë.
Gjatë ditës Kurti ka zhvilluar takime të shumta në Munih.