Site icon PrishtinaPress

Kurti dhe Maqedonci vizitojnë depon me furnizimin e fundit me armë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet më të fundit me armatim.

“Mbrëmë së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vizituam njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”.

“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”.

Exit mobile version