0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe tek busti i Madeleine Albright

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kreun e Kuvendit Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Më pas, Kurti dhe Konjufca folën edhe për media.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin që dha Albright.

“Bashkë me kryeministrin Kurti po bëjmë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane Madeleine Albright. Populli i Kosovë kurrë nuk do ta harrojë e do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzkaonshëm që ka thënë Albright për çlirimin e popullit tonë. Së bashku me Clinton ishin forca shtytëse për ta ndalë gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Albright ishte aq profesionale në secilën prej asaj çfarë bënte e thoshte.

“Kur kemi parasysh përvojën e saj jetësore, si emrigrante hebreje në SHBA e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë luftës së dytë botërore dhe është shkolluar në vendin tempull të demokarcisë dhe është bërë sekretarja e parë e shtetit grua, kemi të bëjmë me një figurë që nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe 21”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img