Kryeministi Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë thirrur të dielën një konferencë të (jashtë)zakonshme për medie.
Kurti dhe Haxhiu kanë bërë të ditur se do ta dërgojnë në Kuvendin e Kosovës për votim Projektligjin për Vettingun.
Pothuajse e gjithë konferenca ka kaluar me kritika për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, duke e lidhur me rastin e fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.
“Pas konferencës do të shkojmë për takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, të cilit do t’ia dorëzojmë edhe dokumentin përkatës, meqenëse nga qeveria, tani deputetët e marrin në duart e tyre procedimin e mëtutjeshëm të Vettingut”, ka thënë Kurti./Prishtinapress/