Site icon PrishtinaPress

Kurti dhe Hargreaves bisedojnë për hapat për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Qeveria shton se Kurti dhe Hargreaves diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje.

Exit mobile version