-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti dhe Davenport bisedojnë për de-eskalim të situatës në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së, Michael Davenport dhe zëvendës shefin e OSBE-së Jeffrey Bieley.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)  dhe zhvillimet në vend.

Kryeministri e njoftoi Davenport për emërimin e nënkryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri: Katarina Axhançiq, nënkryetare e Komunës së Mitrovicës Veriore, Slagjana Pantoviq, nënkryetare e Komunës së Zveçanit, dhe Dragana Miletiq, nënkryetare e kuvendit komunal në Leposaviq, si dhe për emërimin nga Kuvendi me vota të fshehta të Sergjan Sentiq në pozitën e zëvendës Avokatit të Popullit.

Në takim u bisedua edhe për de-eskalim të situatës në katër komunat në veri  dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Në lidhje me zgjedhjet e reja, Kryeministri tha se duhet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të planifikuara e përgatitura mirë, me garë të hapur dhe pa frikësim.

Davenport i shprehu mirënjohje Kryeministrit për progresin me Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img