Site icon PrishtinaPress

Kurti dhe Borrell bisedojnë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas një komunikate në Qeverisë, ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale.

Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.

Exit mobile version