4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Dënimi për vrasësit e policit Enver Zymberi është domosdoshmëri

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dënimi i personave që e vranë policin Enver Zymberi para 12 vitesh në veri të vendit është i domosdoshëm.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se Zymberi u vra nga strukturat kriminale serbe.

“Përvjetori I rënies së zyrtarit policor, heroi Enver Zymberi. 12 vite më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë, gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës ne veriun e vendit  tonë. Enver Zymberi mbetet simbol I përjetshëm I sovranitetit dhe I ligjshmërisë për Republikën e Kosovës.  Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të republikës sonë është shembulli më i mirë qe e kemi mes nesh”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img