-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kurti del me vendim, lëvizje në dy pozita brenda Qeverisë

Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrisë ka njoftuar se dy zëvendësministra janë ngarkuar me përgjegjësi të reja.

Siç thuhet në komunikatë, ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë, ndërsa ish Zëvendësministri i Ekonomisë, z.Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në komunikatë thuhet se kryeministri Kurti i ka uruar të dytë për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Ditë më parë, Kurti paralajmëroi ndryshime në kabinet. Ai u shpreh se ministrat dhe zëvendësministrat do të vlerësohen. Paralajmëroi se “askush s’është i paprekshëm”./Prishtinapress/          

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img