Site icon PrishtinaPress

Kurti del i tensionuar nga takimi: VV kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

Kryeministri Albin Kurti ka dalë i tensionuar nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani e liderët e partive tjera politike

Ata janë mbledhur për të diskutuar rreth shtyerjes së zgjedhjeve lokale të propozuar nga presidentja Osmani, raporton Insajderi.

Kurti si lider i LVV ka thënë se ka mbështetur rekomandimin e IKShPK së për shtyrjen e zgjedhjeve, por ai tha se nuk e imponon një vendim të tillë.

Kurti, i cili ishte shumë përngutë para mediave nuk pranoj pytje të gazetarëve por tha se shtyrja e zgjedhjeve do t’i kushtojë më së shumti Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë paraqita qendrimin e VV i cili është për respektimin e vlerësimit profesional të IKShP së të nënshkruar nga 11 doktrorr profesional. Shtryja e zgjedhjebe i kushton më së shunti subjektit tonë. Ne, nuk e imponojmë qendrimin tonë. Nuk krahasohen zgjedhjet lokale me zgjedhjet parlamentare, do të ketë edhe balotash dhe duke parë këto ne mendojmë që duhet marr për bazë vleresimi i profesionistëve”, tha Kurti.

Exit mobile version