0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Kurti deklarohet për rregulloren e BQK-së: Pagesat e marra nga serbët e Kosovës janë ende të lejueshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me rregulloren e Bankës Qendore të Kosovës sa i përket çështjes së dinarit, duke thënë se po kryen me profesionalizëm detyrat e veta, duke theksuar se Zyra e Kryeministrit e mbështet plotësisht pavarësinë e BQK-së.

Kurti teksa thirret në rregulloren e BQK-së, thotë se përdorimi i dinarit do të ishte i kundërligjshëm.

Kurti thotë se se duhet një periudhë tranzicioni për çështjen e dinarit serb, teksa shton se gjatë këtij muaji do t’i ofrojnë të gjitha informacionet e nevojshme për këtë çështje.

Po ashtu, bëhet e ditur se pagesat e marra nga serbët e Kosovës janë ende të lejueshme por do të deponohen në llogaritë e tyre me Euro.

Deklarata e plotë:

Deklaratë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lidhje me diskutimet rreth Rregullores së Bankës Qendrore për Operacione me Para të Gatshme

Unë e shkruaj këtë deklaratë duke theksuar se Zyra e Kryeministrit mbështet plotësisht pavarësinë e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe profesionalizmin me të cilin ajo kryen detyrat e veta. Në këtë cilësi, ndihem i obliguar që të mbroj profesionalizmin e trupave publike.

Në fund të vitit të kaluar, Banka Qendrore nxori rregulloren e saj mbi pagesat me paratë e gatshme. Rregullimi i mënyrës se si monedhat e huaja operojnë në një vend është, natyrisht, një kompetencë thelbësore e Bankës Qendrore.

Kjo rregullore nuk e targeton Dinarin e Serbisë. Banka Qendrore ka kërkuar, me të drejtë, që transaksionet joformale që kryhen në Dinarë të Serbisë të formalizohen; prandaj, ekzistenca dhe vazhdimi i tyre kishin qenë të kundërligjshme. Monedha zyrtare e Kosovës është Euro dhe rregullorja vjen thuajse 16 vjet pas deklarimit tonë të pavarësisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img