Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati me Emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Kurti ka falënderuar Escobarin për mbështetjen e ShBA-ve teksa ka theksuar nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.
Tutje kryeministri u shpreh se ka informuar emisarin amerikan për hapat që Qeveria ka ndërmarrë për të mbështetur tranzicionin e BQK-së dhe gatishmërinë për t’i adresuar çështjet në vazhdim.